Zemaj u kërkon drejtorëve të klinikave të rrisin performancën

10:34 | 3 Shtator 2020
M. A.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot drejtorët e klinikave të QKUK-së.

Gjatë këtij takimi, Zemaj ka kërkuar nga ta që ta rrisin më shumë produktivitetin dhe llogaridhënien në punë.

Tutje, Zemaj ka thënë se nuk do të lejojë që asnjë mjek në Kosovë të mbetet pa punë.

“Tash kemi hyrë në një fazë tjetër. Në atë të njohjes së virusit dhe të trajtimit të tij. Shërbimet shpresojë që do të kthehen gradualisht. Unë kam kërkuar nga drejtori i SSHKUK’së që të kemi ngritje të performances. Ka tejkalim të kompetencave. Për çfarë qëllime bëhen këto, unë nuk e di. Do t’i trajtojmë të gjitha një nga një”, ka deklaruar Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme