Google ADS

Deputeti i PDK-së shërohet nga Covid-19

08:39 | 3 Shtator 2020
L G

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti pas dy javë përballje me virusin Covid-19,  është shëruar.

“Prandaj kushdo që po ballafaqohet me këtë virus, apo kushdo që e ka dikënd të afërt me këtë virus, të keni kujdes në informatat e pa verifikuara, fokusohuni vetëm në informatat e organeve kompetente për këtë virus (OBSH etj.). Shqetësimet e ndryshme janë të panevojshme dhe vetëm sa e vështirësojnë ballafaqimin me virus”, ka shkruar Ukshini në Facebook, raporton arbresh.info.

Ai, ka falënderuar mjekët që sipas tij, pa ta vështirë kalohet ky virus./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të dashur Miq,
I gëzuar të ndaj lajmin e mirë me ju, që pas më shumë se 2 javë betejë të rëndë me sëmundjen COVID-19, tashmë jam shëruar nga virusi.

Është praktikë që të ndaj me ju simptomat dhe ballafaqimin:
Qysh në fillim kam pasur vështirësi në frymëmarrje e shoqëruar me kollë dhe humbje të tërsishme të shijes dhe nuhatjes.
Mbi të gjitha, sipas mendimit tim efekti psikologjik ka luajtur rol të madh në shëndetin tim, si për t’mirë si për t’keq.
Prandaj kushdo që po ballafaqohet me këtë virus, apo kushdo që e ka dikënd të afërt me këtë virus, të keni kujdes në informatat e pa verifikuara, fokusohuni vetem në informatat e organeve kompetente për këtë virus (OBSH etj.).
Shqetësimet e ndryshme janë të panevojshme dhe vetëm sa e vështirësojnë ballafaqimin me virus.

Natyrisht që pa mantilbardhët vështirë të kalohet lehtë ky virus. Prandaj faleminderit secilit prej mjekëve, infermierëve dhe stafit të Institucioneve Shëndetësore për punën e tyre të stërlodhshme kundër virusit covid-19.
Miku im Dr. Adriatik Berisha, Prof.dr. Idriz Berisha, Dr. Mustafë H. Loxha, Skender Shabani, nuk mjaftojnë fjalët të shpreh mirënjohjen ndaj juve për kujdesin që keni treguar nga fillimi deri në fund. Thjeshtë FALEMINDERIT nga zemra
Mjekët janë vlerë e pakontestueshme e çdo kombi.

Familja, miqtë, dhe të gjithë ju që më keni qëndruar pranë gjatë kësaj kohe, qoftë me një mesazh urimi, ju jeni pasuria më e madhe që unë kam.

Uroj nga zemra shërim të shpejtë për të gjithë të sëmuret

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme