Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.
Intervistimi i Ahmetit sikurse gjatë së mërkurës, edhe gjatë së enjtes do të merret në pyetje nga Specialja në ambientet e EULEX-it në Prishtinë , duke filluar nga ora 9:30.
Kreu i BDI-së po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ku këtë të mërkurë intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tetë orë. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...