Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi.
Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano.
“Berlusconi ka rezultuar pozitiv me sëmundjen, pas një qëndrimi kohët e fundit në Sardinia.”
Natyrisht që ka shqetësime të shtuara për dikë si Berlusconi, i cili mbush 84 vjeç këtë muaj dhe rrjedhimisht përfshihet në kategorinë e rrezikut më të lartë nga sëmundja.
Rastet e koronavirusit janë shtuar së fundmi mes vizitorëve në ishullin turistik të Sardinia.
Në muajt e dimrit kur virusi ishte në kulmin e tij, ishulli kishte pasur relativisht pak raste.
Berlusconi ka qenë presidenti i skuadrës së Milan për më shumë se 30 vjet ndërsa tani drejton skuadrën e Monza, e cila sapo u ngrit në kategorinë e dytë italiane Serie B./lapsi/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...