Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka treguar se ka disa tema për të cilat Kosova nuk duhet të pranojë të flitet në Uashington me Serbinë.
Isufi ka thënë se tema politike nuk mund të mungojë në takimin e Uashingtonit pavarësisht se sipas tij temë kryesore flitet se është ekonomia.
Nënkryetari i AAK-së ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është shumë e rrezikshme. Çdokush që e përmend këtë duhet ta dijë se me çfarë pasojë mund të përballet Kosova”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Isufi ka thënë se Ujmani e Trepça janë tema të brendshme të Kosovës për të cilat mund të bisedohet për investime me partnerët por jo edhe me Serbinë.
“Delegacioni i Kosovës nuk ka asnjë të drejt të flet për Ujmanin e Trepçën…Ata duhet të ndërpresin bisedimet me Serbinë nëse përmenden Ujmani e Trepça. Këto janë çështje të rregulluara me ligj si asete të Kosovës”, tha ndër të tjera Ahmet Isufi në emisionin “Debat Plus” .
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...