Analisti politik Rrahman Paçarizi tha se tanimë nuk duhet kontestuar legjitimiteti i delegacionit kosovar në takimet për dialogun me Serbinë.
Ai tha se është dashur që edhe opozita t’i jepte mbështetje Avdullah Hotit në këtë proces tejet të rëndësishëm, njofton Klan Kosova.
“Është gabim që kontestimet e brendshme të barten edhe në një takim të tillë me Serbinë. S’ka nevojë që tani të nxirren ato luftërat e brendshme dhe përmes të kësaj të synohet të dobësohet fuqia dhe legjitimiteti i delegacionit të Kosovës sepse është një takim shumë i rëndësishëm. Ka informata që ky takim në Washington nuk do të jetë i fundit sepse është i koordinuar mes SHBA-së dhe BE-së dhe mund të ketë një takim tjetër menjëherë pas këtij”.
“Sot pamë që këshilltari O’Brien mezi pret ta takojë Hotin dhe kontestimi i tij në këtë fazë nuk është më i përshtatshmi i mundshëm. Në këtë kuptim edhe Vetëvendosje edhe PDK-ja kanë gabuar që s’i kanë dhënë mbështetje. Vetëvendosja s’ka bërë një kundërshtim konstruktiv për këtë proces”.
Ndërkaq, për koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hyseni, Paçarizi tha se duhet të jetë prezent në secilin takim për shkak të pozitës që ka tanimë dhe si personi që është më me përvojë në negociatat me Serbinë.
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...