Kombëtarja shqiptare është nisur sot rreth orës 16:00 drejt Minskut, ku të premten mbrëma do të luajë ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Kupës së Kombeve. Delegacioni kuqezi ka mbërritur rreth orës 20:00 në kryeqytetin bjellorus dhe është akomoduar menjëherë në hotel.
Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. Pas seancës së zhvilluar të mërkurën në mëngjes në Durrës, skuadra do te zhvillojë të enjten seancën zyrtare stërvitore duke filluar nga ora 18:15 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.
Ndërkohë, 30 minuta përpara stërvitjes së fundit trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp.
Siç është bërë më herët me dije, nuk kanë udhetuar me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe nuk u rikuperuan dot për sfidën e parë, ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qendrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar me shpresën që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë në “Air Albania Stadium” ditën e hënë./vizionplus/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...