Google ADS

Skriniar: Nuk kam arsye për t’u larguar nga Inter

21:22 | 2 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Milan Skriniar ka siguruar se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Inter, dhe se Antonio Conte e dëshiron atë në skuadër, pavarësisht uljes në bankën e rezervistëve disa herë këtë sezon.

Mbrojtësi raportohej se do të ishte pjesë e tregut të transferimeve, pasi dështoi të siguronte vendin e startuesit tek Inter në pesë muajt e fundit.

“Unë isha mësuar të luaja në çdo ndeshje, por trajneri filloi të bënte ndryshime, duke parë se po luanim çdo tre ditë”, ka deklaruar Skriniar, përcjell lajmi.net.

“Pasi arriti rezultate të mira pa pranuar gola, trajneri vendosi të mos e ndryshonte formacionin deri në finale të Ligës së Evropës. Ishte zhgënjyese të mos luaja, por gjëja më e rëndësishme ishte që ekipi bëri mirë”.

“Akoma kam edhe tri vite kontratë me Interin. Klubi asnjëherë nuk më tha se jam i padëshiruar, trajneri ende më do mua dhe nuk kam arsye për t’u larguar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme