“Sistemi shëndetësor është tërësisht i përgatitur për valën e re të mundshme të sëmundjes COVID-19. Dua t’i siguroj qytetarët se jemi të përgatitur me shtretër spitalor, pajisje mjekësore, kuadër, kapacitete laboratorike, kapacitete spitalore shtesë. Kemi bërë riorganizim të plotë të Qendrës Klinike që të jemi të përgatitur për muajt e vjeshtës. I kemi angazhuar edhe mjekët e rinj”.
Këtë sot në një intervistë për Kanal 5 e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se disa paramentra tregojnë se epidemia është nën kontroll, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është ulur numri i përgjithshëm i rasteve të reja, nga numri i testeve të bëra. Disa javë me radhë numri i rasteve të reja është ulur, ndërsa gjithashtu është ulur numri i pacientëve që janë në spitale, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Filipçe.
Ai potencoi se në muajt e fundit të vjeshtës do të ketë rritje të njerëzve në markete, banka dhe hapësira tjera, ku për momentin pritet jashtë derës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?