Bllokimi i rrugës lokale që çon drejt deponisë Rusino do të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera.
Mbeturinat komunale të Komunës së Gostivarit do të mund të çohen pasi që u përmbushën kërkesat e nismës qytetare ‘Stop Rusino – ajër të pastër për Gostivarin’. Mbeturinat e komunave tjera nuk mund të dërgohen për shkak të bllokimit.
Nga nisma qytetare ‘Stop Rusino – ajër të pastër për Gostivarin’ vërtetuan se në ndërkohë janë realizuar disa takime dhe është diskutuar për gjendjen. Vendimi i aktivistëve është që të ketë bllokim edhe për 10 ditë të tjera.
“Kërkesa jonë është mbyllja e deponisë Rusino. Presim përgjigje edhe nga komunat tjera. Ndaj tyre janë dërguar kërkesat tona dhe institucionet duhet të japin zgjidhje të mundshme për problemin. Kërkesat tjera që kanë të bëjnë për Komunën e Gostivarit janë përmbushur”, tha Anastasija Dukoska nga kjo nismë.
Ajo theksoi se zgjidhja për deponinë Rusino është komplekse dhe kërkon angazhim më të madh nga shteti. Ajo theksoi se nuk do të heqin dorë nëse nuk ka garanci për lokacionin e ri.
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...