Arthur Melo është prezantuar si lojtar i Juventusit.
Mesfushori brazilian ka deklaruar se është bindur nga projekti ambicioz Juventus, dhe mundësia për të luajtur për Ronaldon, do të jetë një ëndërr e realizuar.
Melo këtë verë iu bashkua Juventusit nga Barcelona, në një marrëveshje shkëmbimi, me Pjanic që ka kaluar në ‘Camp Nou’.
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua, unë falënderoj familjen time, menaxherët, Fabio Paratici dhe të gjithë që më kanë mirëpritur”, ka deklaruar Arthur, përcjell lajmi.net.
“Unë kam privilegjin të luaj me lojtarë të shkëlqyeshëm, të luash me Ronaldon është pothuajse realizim i një ëndrre”.
“Projekti më bindi, është shumë ambicioz”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën