Google ADS

Reagon gazetari: IKSHPK dhe MSH t’i japin rekomandime Policisë për gjobat lidhur me maskat

15:49 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Dënimet e policisë për mos mbajtje të maskave edhe në situata të panevojshme, ka acaruar qytetarët.

Rasti më i freskët është ky i infermieres së Klinikës Infektive, Shqipe Kadriu e cila është dënuar vetëm pse kishte lëshuar nën mjekër maskën, shkruan portali arbresh.info.

Sipas saj koha kur e kishte hequr maskën ishte vetëm nga vetura deri tek makina, por që oficerët e policisë as nuk kanë dashur ta dëgjojnë arsyetimin.

E lidhur me këtë ka reaguar Bujar Vitija, gazetar i cili prej kohësh përcjell sektorin e shëndetësisë.

Ai thotë se IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë duhet me urgjencë t’i japin rekomandime Policisë së kur duhet të gjobiten qytetarët për mos vendosjen e maskave./arbresh.info/

Policia dënon infermieren, kishte maskën nën mjekër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme