Policia dënon infermieren, kishte maskën nën mjekër

15:39 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës po tregohet e pafalshme sa i përket gjobitjes së qytetarëve për respektimin e masave anti-Covid.

E infermierja Shqipe Kadriu tregon se ajo sot nuk është kursyer nga autoritetet ligj-zbatuese, shkruan portali arbresh.info.

Kadriu rrëfen se posa kishte dalë nga vetura për të shkuar në banesë, policia e kishte ndaluar se dënuar.

“Kolegia me ofroi me vetur afer banese, sapo dola terhiqa masken ner mjekrr pasi isha vet ne rruge..policia me ndaloi u mundova tju tregoj qe kam drejt pasi jam ne hapsir sme degjonin, i thash: as ti se ke ven mire pasi ke lene hunden jashte dhe ma shkrojten nje denim…me thane shko ankohu…ku …gjeje vendin!!! Wtf ku jemi ka jetojme!!!”, shkruan ajo në Facebook.

Për raste të tilla të ngjashme janë ankuar qytetarë të shumtë, ku thonë se janë ndaluar nga Policia edhe kur ishin në distancë fizike me njerëz të tjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme