Google ADS

Ali Ahmeti ende po intervistohet nga prokurorët e Speciales në Prishtinë

15:14 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale, shkruan Arbresh.info.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30 dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Ndryshe, Specialja tash e disa kohë ka intervistuar fytyra eminente të pasluftës në Kosovë, përfshirë presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ndaj të cilëve ka paraqitur edhe një aktakuzë.

Ndërkaq, më herët, nga Specialja është intervistuar dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme