Google ADS

PSG konfirmon tri raste me koronavirus në skuadër

15:20 | 2 Shtator 2020
Arbresh Info

PSG ka konfirmuar tri raste pozitive në analizat e koronavirusit.

Gjiganti francez ka kryer testimet për përgatitjet për Covid-19, ndërsa tre prej tyre kanë rezultuar pozitive, transmeton portali arbresh.info.

“Parisienët” përmes një komunikate ka bërë me dije që të gjithë stafi dhe lojtarët do testohet në ditët në vijim.

“Tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv në koronavirus dhe janë duke ndjekur protokollin.

Të gjithë lojtarët dhe stafi do vazhdojnë të testohet në ditët në vijim”, ka shkruar PSG në njoftim.

https://twitter.com/PSG_English/status/1301139518540611584

Ende nuk dihen emrat e lojtarëve, të cilët kanë rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme