PSD: Licenca monopol për Blerim Devollin është privatizim i shërbimeve mjekësore

14:54 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Partia Social demokrate ka reaguar duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk a bërë asgjë sa i përket investimit në institucionet publike si dhe ndihmës ndaj shtresave të margjinalizuara në këtë kohë pandemie.

Sipas një postimi në facebook kjo parti thotë se Qeveria e Kosovës ende nuk ka një plan të rimëkëmbjes ekonomike.

“Licenca monopol për Blerim Devollin është privatizim i shërbimeve mjekësore që iu takojnë qytetarëve. Pasi janë braktisur nga shteti, qytetarët jane bërë klientë, pra shëndeti i tyre është burim fitimi për më të kamurit e kësaj shoqërie”, thuhet në postimin e PSD-së, shkruan arbresh.info.

PSD tutje thotë se institucionet që mendojnë për shëndetin publik do të duhej të fokusoheshin në rritjen e kapaciteteve të testimit.

Postimi i plotë:

Në Kosovë, pronarët e kapitalit të madh janë të krijuar nga grabitja e burimeve natyrore dhe ndërmarrjeve publike, por edhe nga abstenimi i shtetit si shërbyes i nevojave bazike të qytetarëve. Gjersa doktrina e mosndërhyrjes së shtetit vazhdon si diskurs, secila ngjarje na e provon se pronarët e mëdhenj në Kosovë i ka krijuar vetë shteti. Diku duke privatizuar ndërmarrje e pasuri, diku duke privatizuar shërbime, e diku përmes tenderëve.
Përgjigja e shumë shteteve në kohë pandemie është investim në institucionet publike e forcim i tyre, bashkë me ndihmë për të margjinalizuarit që më së shumti dëmtohen nga pandemia. Qeveria e Kosovës kryesisht s’ka bërë asgjë në këtë drejtim, mos të harrojmë nuk e kemi ende një plan për rimëkëmbje ekonomike. E kur bën diçka, e bën të kundërtën e kësaj.
Licenca monopol për Blerim Devollin është privatizim i shërbimeve mjekësore që iu takojnë qytetarëve. Pasi janë braktisur nga shteti, qytetarët jane bërë klientë, pra shëndeti i tyre është burim fitimi për më të kamurit e kësaj shoqërie.
Institucionet që mendojnë për shëndetin publik do të duhej të fokusosheshin në rritjen e kapaciteteve të testimit. Ç’prej fillimit të vitit kur ka rënë pandemia, numri i testimeve ka mbetur i njëjtë. Kjo është ngathtësi dhe paaftësi, tash edhe abuzim./arbresh.info

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2624697491124377

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme