Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë publik dy aderime të reja në partin që e udhëheqë.
Kurti duke prezantuar të arriturat e tyre ka thënë se me angazhimin e tyre do të ndihmojnë në rikthimin e qeverisjes sonë për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë, shkruan Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë i Albin Kurtit:
Merita dhe Ismeti, dy bashkëshortët, që kanë një përvojë profesionale në çështje të menaxhimit, bujqësisë, biznesit, arsimit të mesëm dhe të lartë, u anëtarësuan në Lëvizjen tonë. Merita Berisha Januzi bart titullin Doktor Shkence për Menaxhim nga Universiteti MIT në Shkup, kurse magjistraturën për Shkenca të Ekonomisë dhe bachelorin si Inxhiniere e Bujqësisë e ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Merita është mësimdhënëse dhe profesoreshë në ShML “Zenel Hajdini” dhe Kolegjin “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Ismet Januzi ka përfunduar magjistraturën për Marketing dhe Menaxhment në Universitetin e Tetovës, kurse bachelorin për Marketing dhe Administrim Biznesi në Prishtinë. Ismeti punon si menaxher në biznesin NTP “Arb-Rini” dhe është Drejtor i Kolegjit “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Merita dhe Ismeti jetojnë në Ferizaj dhe janë prindër të dy djemve.
Me përkushtimin, dijen dhe angazhimin e tyre shtesë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Merita dhe Ismeti do të ndihmojnë në rikthimin e qeverisjes sonë për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para