Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi.
Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njohu ata me aktivitetin dhe organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vënë në pah se Kosova vlerëson dhe është mirënjohëse për ndihmën dhe kontributin e pazëvendësueshëm që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e deritanishme.
Nga ana e tij Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe e informoi për aktivitetet e Shoqatës, për projektet dhe objektivat. Myftiu Tërnava ka vlerësuar lart kontributin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe është një shembull që duhet ndjekur edhe me shtetet tjera mike të Kosovës anekënd globit./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin