Google ADS

Flet babai i Messi-t për herë të parë: Është shumë vështirë që ai të qëndrojë

12:08 | 2 Shtator 2020
Arbresh Info

Babai i Lionel Messi-t, njëkohësisht agjenti, Jorge, ka thënë se është shumë vështirë që djali i tij të mbetet në “Camp Nou”.

Jorge ka arritur në Barcelonë për të diskutuar të ardhmen e argjentinasit me presidentin Josep Maria Bartomeu, transmeton portali arbresh.info.

Babai i Messi-t ka pranuar se është shumë vështirë që lojtari të qëndrojë të Barcelona, kurse nuk ka asgjë të re nga Manchester City.

“E ardhmja të Barcelona është vështirë. Është shumë vështirë që Leo të qëndrojë”.

Pastaj i pyetur për City-n, Jorge tha se nuk ka asgjë dhe që nuk ka biseduar me Guardiolën.

“Nuk e di, s’ka asgjë. Nuk kam biseduar me Pep. Me askënd tjetër”, përfundoi ai.

Thuhet se City i ka ofruar kontratë pesëvjeçare me vlerë 750 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme