Tyler Perry është zyrtarisht miliarder

11:56 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Aktori i njohur është bërë zyrtarisht miliarder.

Tyler Perry ka diçka tjetër për të marrë në pronësi, ai tani është një miliarder, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Vlera e Tyler është rritur dhe e bëri tashmë atë anëtarin më të ri zyrtar të klubit me 3 presje, sipas një raporti të ri të Forbes, që detajon rritjen nga të qenit i ‘varfër’ në të pasur dhe fuqishëm.

– 320 milionë dollarë për të gjithë bibliotekën e tij të filmave, shfaqjeve televizive, shfaqjeve, etj, pasi ai zotëron 100% të përmbajtjes që ka krijuar;

– 300 milionë dollarë në para dhe investime;

– 280 milionë dollarë për Tyler Perry Studios, i cili ndodhet në 330 hektarë në Gjeorgji;

– 60 milionë dollarë për aksionet e tij të kapitalit në BET +, shërbimi streaming që debutoi vitin e kaluar.

– 40 milionë dollarë në shtëpi dhe vetura.

Kjo nuk është edhe keq për një djalë që dikur flinte në makinën e tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme