Bordi i FIBA Evropës ka dhënë dritën e gjelbër për mbajtjen e Kampionatit Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16 më 2021 në Prishtinë.
Ky kampionat është dashur që të mbahet këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë me Covid-19, të gjitha Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja ishin shtyrë.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kishte aplikuar sërish që Evropiani i vitit të ardhshëm të mbahet në Prishtinë dhe ka marrë miratimin nga Bordi i FIBA Evropës.
Kështu, Kampionati Evropian për Divizionin C për meshkuj U16 do të mbahet në Prishtinë nga 10 deri më 18 korrik më 2021.
FIBA i beson kështu Kosovës edhe një organizim të rëndësishëm, pasi në vitin 2018 kishte organizuar me sukses Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe në vitin 2019 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20.
Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:
“Ne jemi shumë të kënaqur që na është dhënë besimi për të organizuar Evropianin vitin e ardhshëm në Prishtinë. Ky Evropian ishte paraparë të zhvillohej këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm. FBK-ja është shumë e kënaqur me besimin që na ka dhënë FIBA, të organizojmë për herë të tretë një Evropian në Prishtinë, pasi me sukses kemi organizuar Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe në vitin 2019 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20.
Shpresojmë se deri vitin e ardhshëm të stabilizohet gjendja me Covid-19 dhe t’i rikthehemi normalitetit. Ne do të bëjmë përgatitjet e duhura dhe besojmë se do të organizojmë siç është më së miri këtë Kampionat në Prishtinë”./arbresh.info.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...