28 pacientë të prekur me Covid-19 dhe 25 me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

10:50 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Spitali i Përgjithshëm i Komunës së Gjakovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit për gjendjen e pacientëve me Covid-19.

42 pacient të prekur nga koronavirusi janë të hospitalizuar, 28 prej tyre kanë dalë pozitiv me Covid-19, ndërsa 25 prej tyre janë me oksigjeno terapi.

Në raportin e spitalit po ashtu bëhet e ditur se 8 pacientë kanë rezultuar negative, ndërsa 6 të tjerë janë në pritje për tu testuar./arbresh.info/

Njoftimi i plotë i Spitalit:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 02.09.2020 ora 8 është:

42 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
28 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
8 pacientë janë konfirmuar Negativ
6 pacientë do të testohen
25 pacientë me oksigjeno terapi,

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme