Delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbërritur ditë më parë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar me palën serbe me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Çështja e cila do të diskutohet në këtë takim është ajo e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Por më tepër nuk dihet agjenda e këtij takimi, të cilën analistja nga Instituti Demokratik i Kosovës, Jeta Krasniqi, e quan jo transparente nga ana e qeverisë së Kosovës.
Ajo në një prononcim për arbresh.info thotë se gjithçka që ndodhë aty varet nga vullneti i dy palëve në takim.
“Ajo çfarë ne dëgjojmë nga ky takim është se palët do të diskutojnë për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik. Nuk kemi detaje të mëtejme të agjendës së takimit, sepse nuk ka pasur një transparencë të tillë nga ana e qeverisë së Kosovës. Mund presim edhe një synim që shkon përtej çështjeve ekonomike, por jo do të varet shumë nga gatishmëria e të dyja palëve për të lëvizur në atë drejtim”, tha Krasniqi.
E se diskutimi i çështjeve ekonomike mes dy vendeve ka rëndësinë e saj e thotë edhe analisti Faton Avdullahu.
Ai për arbresh.info tha se nëse ky raport mes dy vendeve shihet në mënyrë të përgjithshme për nga aspekti ekonomik, atëherë ato mund ta dëmtojnë pavarësinë e Kosovës.
“Duke pasë parasysh se ky takim apo temat që do të diskutohen do të jenë ekonomike, duhet parë nga prizma ekonomike, nuk duhet të presim në asnjë moment se tani mund të kemi njohje reciproke, të gjitha parametrat tregojnë se ky nuk do të jetë rasti. Por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që çështjet ekonomike nuk janë shumë të rëndësishme, aq më shumë se po u pa përgjithësisht ky raport I Serbisë me Kosovën në aspektin ekonomik edhe ato nëse nuk janë si duhet mund ta dëmtojnë edhe pavarësinë e Kosovës”, tha Avdullahu.
Ai këtë delegacion e sheh si të brishtë për nga përvoja e çështjeve ekonomike.
Mirëpo shpresën e mban tek Uashingtoni, ku thotë se ata mund ta mbrojnë delegacionin e Kosovës nga mungesa e përvojës dhe mungesa e guximit.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se çfarë po nënshkruajmë atje, për fat të keq delegacioni I Kosovës është I madh në numër, por shumë I vogël apo I brishtë për nga përvoja, aq më shumë për nga përvoja e ekspertizave, e çështjeve ekonomike hiq aty ndonjë përjashtim, që më bënë jo aq të lumtur në njëfarë mënyre, jo aq të sigurt që të shpresoj se këta me këtë delegacion mund ta nxjerrin më të mirën e mundshme në Washington, por unë shpresoj edhe diçka që është vet Uashingtoni zyrtar ajo që me ato që të bëjë në njëfarë mënyre, ose tërthorazi do ta mbrojë delegacionin e Kosovës nga mungesa e përvojës, besa edhe nga mungesa e guximit që e ka e të cilat determinohen nga mungesa e unitetit që ka ky koalicion që sa kohë”, tha Avdullahu për arbresh.info
Megjithatë, analisti Fatmir Sheholli, pret që pala kosovare të ketë pasur koordinim edhe me presidentin Hashim Thaçi, i cili për një kohë të gjatë ishte kryesues i këtyre takimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi në dijeni që koordinatori shtetëror, Skender Hyseni, e ka informuar detajisht Presidentin rreth dialogut, andaj besoj që ekziston koordinim në relacionin Kryeministër – President”, tha Sheholli.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahej fillimisht për 27 qershor, por, ky takim u anulua për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, që të dy të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Tash delegacionit të Kosovës për takimin Kosovë-Serbi, të datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë i prin kryeministri Avdullah Hoti./E.H/arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?