Kështu e uron 100 vjetorin e Luftës së Vlorës Edi Rama

08:33 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 100 vjetorin e Luftës së Vlorës me një video, në të cilën shfaqet monumenti i bërë nga duart e babait të tij, Kristaq Ramës.

Me një shënim ne faqen e tij ne Facebook, duke kujtuar këtë dite te shënuar per historinë e Shqipërisë, Rama, thekson se “nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës”.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES ?

në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës??

#RESPEKT?

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/367076050963071/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme