Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, nuk është koordinuar me presidentin Hashim Thaçi për vizitën në Uashington.
Ani pse Hoti shkoi në SHBA, pesë ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë nuk gjeti kohë që para nisjes të takohet me Thaçin.
Burimet e Arbresh.info, brenda Zyrës së Presidencës thonë se nuk ka pas kërkesë nga qeveria për takim.
“Jo nuk ka patur një takim të tillë”, bëjnë të ditur për arbresh.info burime brenda Presidencës.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë në mes palës serbe dhe kosovare do të mbahet me 4 shtator.
Ndryshe, analistët e vlerësojnë se në ekipin negociator do të duhet të ishte edhe një përfaqësues nga Zyra e Presidentit.
Kujtojmë, që Presidenca i kishte reaguar Hotit edhe gjatë vizitës së parë në Bruksel për bisedimet Kosovë-Serbi, që kishin ndodhur në kohën kur presidenti Thaçi po intervistohej në Hagë. Nga kjo zyrë kishin deklaruar se Hoti nuk kishte kërkuar takim me Thaçin e as nuk ishte koordinuar me të për bisedimet. /Arbresh.info/.
Delegacioni i Kosovës niset për në Shtëpinë e Bardhë, flasin nga zyra e kryeministrit Hoti
Grenell e përserit: Vetëm çështjet ekonomike do të jenë “në tryezë” në Uashington
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...