Përkrahës të Kurtit e vendosin fotografinë e tij në vetura

22:51 | 1 Shtator 2020
L G

Disa përkrahës të Albin Kurtit, kanë vendosur posterin e tij nëpër veturat e tyre.

Kjo ishte përkrahja që e mori dy ditë para zgjedhjeve.

E me 6 tetor, kjo mbështetje u përkthye në votë kur Albin Kurti u bë lideri më i votuar në Kosovë.

Por, përkrahjen dhe simpatinë për ish kryeministrin, votuesit e tij e shprehin edhe në forma të tjera.

Madje, Flori Haxhiaj nga Istogu ka vendosur një poster të ish kryeministrit, në pjesën e përparme të veturës së tij.

Për T7, ai tregoi pse e bëri këtë veprim.

E kur nuk është në veturë, Haxhiaj është kujdesur që Kurtin ta shoh çdo ditë.

Mirëpo, kjo nuk është vetura e vetme që ka posterin e Kurtit.

Liridon Ramushi që jeton në Zvicër, simatinë për Kurtin e ka shprehë përmes kësaj fotografie.

Por krahasimi me mafiozin më të njohur italian, nuk është se do t’i pëlqente liderit të LVV-së.

Megjithatë, dashuria për atë që udhëheqi 4 muaj me vendin mbetet e madhe.

Mbështetjen në poupull edhe mund ta ketë, por kjo në rastin e Kurtit nuk u pa si garancë përt të qëndruar në pushtet.

Pas 51 ditësh në qeveri, ai u shkarkua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme