Kërçovë, 12 të shëruar nga Covid-19 dhe zero të infektuar

22:11 | 1 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Në Kërçovë as edhe sot nuk kishte raste të reja me koronavirus dhe ka 12 të shëruar.

Emin Nasifui nga Shtabi i Krizës në Kërçovë thotë se sipas këtyre numrave, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kërçovë është 269 persona prej të cilëve 53 janë raste aktive, 204 të shëruar dhe 12 persona të vdekur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të dhënat e sotme flasin se kemi për fat të mirë zvogëlim të madh të rasteve aktive në Kërçovë, si dhe se e katërta ditë me radhë nuk kemi raste të reja”, thotë Nasufi.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

Të ngjashme