Analisti politik Faton Avdullahu duke folur rreth takimit të 4 shtatorit në Uashington ka vlerësuar se do të ketë marrëveshje, por jo marrëveshje politike për statusin përfundimtar të Kosovës.
Megjithat, sipas tij, Kosova po vazhdon të jetë në një situatë të brishtë politike.
“Jemi para një situate të brishtë politike në vend, të vazhdojmë më këtë Qeveri, të vazhdohet me konfigurim apo të shkojmë në zgjedhje parlamentare”, tha Avdullahu në Emisioni DEBAT të RTK-së.
Sipas tij, nëse nënshkruhen marrëveshje do të përfitojë qytetari i Kosovës.
“E mira është që dioalogu është kthyer në agjendën e SHBA-së, aty ku ishim me qeverinë Kurti e paragjykonim Shtëpinë e Bardhë dhe kjo Qeveri apo Qeveria Hoti e ka tejkaluar atë situate ku ishim”, ka thënë Avdullahu.
Sipas tij tash po shihet që nuk do të ketë thika në harta ashtu siç është paragjykuar.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave