Google ADS

Inter: Ne nuk do të transferojmë Messin

20:45 | 1 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Interi nuk do të tentojë të transferojë Lionel Messit.

Zërat se Inter është në mesin e skuadrave pretendete për të transferuar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, janë hedhur poshtë nga drejtori i sportit tek Inter, Piero Ausilio.

“Ne nuk do nënshkruajmë me Lionel Messin”, ka deklaruar fillimisht Ausilio, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk e di madje se nga po vijnë këto spekulime të çmendura”.

Kujtojmë se Messi ka paraqitur kërkesë për t’u larguar nga Barcelona, dhe Manchester City mbetet në ‘Pole position’ për ta bërë një gjë të tillë.

Të ngjashme