Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 10 të infektuar të rinj me coronviurs, prej të cilëve 9 janë nga Kumanova dhe një nga Likova. Po ashtu, QSHP-ja e Kumanovës regjistroi 74 pacientë të shëruar.
“Të sëmurët e rinj kishin pasur kontakt me të sëmurë paraprak. U bëjmë thirrje pacientëve që t’i tregojnë kontaktet që të veprojmë me kohë”, deklaroi drejtori i Qendrës Arif Latifi.
Sot janë bërë 22 testime prej të cilëve, 21 përmes “Termini Im” dhe një testim i kryer sipas indikacioneve epidemiologjike.
Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe të Likovës, të diagnostikuar me Covid janë 1.482, ndërsa për momentin aktivë janë 315 raste.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të