Deputetja e LDK-së Vlora Limani-Hajnuni tha se kryeministri Avdullah Hoti gjatë kohës së qeverisjes së tij hodhi poshtë të gjithë skenarët që u ndërtuan për të rreth udhëheqjes së dialogut.
Madje, ajo po thotë se ai ktheu normalitetin në politikën kosovare dhe në diplomaci, njofton Klan Kosova.
“Për një kohë të gjatë edhe shoqëria civile edhe Kuvendi ka bërë apel dhe ka punuar shumë që në krye të bisedimeve duhet të jetë kryeministri. Në këtë rast kemi kryeministër që ka marrë përgjegjësi dhe është në procesin e bisedimeve, aty ku duhet të ishte kryeministri”.
“Për një periudhë të gjatë është folur që kryeministri Hoti është i dirigjuar prej presidentit dhe eksponentë të lartë të Vetëvendosjes kanë trumbetuar se kryeministri do të jetë asistent i presidentit dhe sot po del që s’është ashtu. Kemi një kryeministër që për këtë periudhë kohore e ka kthyer në normalitet jetën politike dhe jetën e diplomacisë së jashtme të Kosovës”.
Deputetja e LDK-së në Info Magazine akuzoi ish-kryeministrin Albin Kurti se pati qasje të rrezikshme ndaj SHBA-së.
“Kurti e pat vendosur në një pozitë shumë të rrezikshme mes BE-së dhe SHBA-së. LDK mendon se Kosova është e vogël të mbajë një pozitë të tillë dhe duhet ruajtur miqësia. Është trumbetuar shumë se në SHBA ka harta dhe thika dhe po del se s’ka asgjë të tillë. Gjithë ai terrorizim i opinionit, që është më shumë paranojë, kanë qenë i gabuar. Këto opinione i kemi dëgjuar nga ish-kryeministri Kurti që mendoj se ka gabuar. SHBA është lider në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, pavarësisht ndërrimit të administratave. Prandaj, kjo ishte e rrezikshme”.
Limani-Hajnuni nuk i ndali lëvdatat për kryeministrin bashkëpartiak.
“Një standard i ri që ky kryeministri e ka vendosur është se para çdo udhëtimi dhe pas çdo takimi kthehet në Kuvend raporton dhe e informon për temat që janë diskutuar dhe do të diskutohet. Është një standard i ri që duhet ta pranojmë se s’ka qenë të kaluarën. Në temat për ekonomi që do të diskutohen nuk njoh profesionist më të mirë se kryeministri për çështje që janë në interes të Kosovës”.
Ajo tha se ekipi që po kryesohet nga Hoti për herë të parë ndodh që me qenë dy gra pjesë për dallim prej Qeverisë Haradinaj që ishte një ekip i gjerë burrash.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...