Nëpërmjet një njoftimi OBRM-PDUKM-së thuhet se “kallëzimi penal për ndërtesën pa leje te ‘Mavrovarja’ është popullizëm për shkak se objekti është ndërtuar me leje të LSDM-së”.
Nga partia maqedonase opozitare shprehen se rrënimi do të paguhet nga xhepi i qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ndërtimi pa leje te Mavrovarja është ndërtuar gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe Zaevin dhe kjo dëshmon se institucionet shtetërore në vend që të reagojnë, ata kanë mbetur të shurdhur”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti thonë se Komuna e Çairit ka shpallur konkurs për rrënimin e objektit në vlerë prej një milion denarë, dhe asnjë kompani nuk është paraqitur. Po ashtu nga OBRM-PDUKM shprehen se kallëzimi penal është qesharak pasi që ndërtesa tashmë është ndërtuar.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë