Me Juventusin që është pranë finalizimit të marrëveshjes me Luis Suarez, Inter është kthyer të negociojë me Romën për Edin Dzekon.
Sulmuesi boshnjak, është kërkuar nga Inter edhe verën e kaluar, por vendosi të vazhdojë kontratën me Romën.
Mediet në Itali raportojnë se Beppe Marotta është parë të ketë pasur bisedime me agjentin e Dzekos, Silvano Martina, përcjell lajmi.net.
Roma po kërkon për Dzekon 12 milionë euro, shumë kjo konsiderueshëm më e ulët nga kërkesa e verës së kaluar, prej 20 milionë euro.
Dzeko gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave Wolfsburg dhe Manchester City.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë