I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Andaj sipas tij nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Duke folur për takimin e 4 shtatorit që pritet të ndodh, Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkrua se Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...