Shkollat u hapën të martën në Francë, pas pushimeve verore, me mbajtjen e detyrueshme të maskave për mësuesit dhe fëmijët mbi 11-vjeç.
Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha për televizionin BFM se të gjithë fëmijët duhet të ndjekin klasat drejtpërdrejt nëse nuk kanë ndonjë arsye të mirë për të mos shkuar në shkollë, ndërsa prindërit nuk duhet të tremben.
Pas karantinës, e cila zgjati nga mesi i marsit deri në mes të majit, Franca hapi gradualisht të gjitha shkollat javën e fundit para pushimeve verore, pasi autoritetet ishin të shqetësuara për numrin e madh të fëmijëve në shkollë.
Franca është një nga vendet më të prekura në Evropë me koronavirus, me më shumë se 30.000 të vdekur.
Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit, me më shumë se 5.000 të infektuar rishtas çdo ditë të regjistruar javën e kaluar.
Në tri javët e para të korrikut, kishte më pak se një mijë të infektuar në ditë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?