Qytetarët dhe Komuna e Shtimes kanë përfituar dezinsektimin e hapësirave publike në të gjitha lagjet brenda qytetit nga kompania e licencuar “Ekologjia”. Kjo pasi që në këtë qytezë janë shfaqur insekte të ndryshme të cilat po shkaktojnë telashe te qytetarët.
Ndërkohë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, gjatë kohës së fundit janë regjistruar disa raste të pacientëve të cilët kanë kërkuar shërbime mjekësore shkaku i pickimit nga insektet e ndryshme dhe mushkonjat.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë thënë se me kohë i kanë njoftuar të gjithë bletarët në Shtime në mënyrë që dezinsektimi të kryhet në orët e caktuara të mbrëmjeve.
Kron Gashi, menaxher i kompanisë “Ekologjia” nga Ferizaj, ka thënë se pas shumë shqetësimeve të qytetarëve nga Shtimja se janë rrezikuar nga insektet e ndryshme, kanë vendosur që t’i dezinsektojnë të gjitha hapësirat publike në mënyrë vullnetare.
Mirëdita Hajdari, drejtoreshë në QKMF të Shtimes, ka thënë se më së shumti mushkonjat dhe insektet e ndryshme paraqesin telashe tek fëmijët.
“Gjatë kohës së fundit kemi më së shumti raste kur prindërit po i sjellin fëmijët e tyre shkaku i pickimit nga mushkonjat dhe insektet e ndryshme në hapësirë të cilat shkarkojnë kruajtje dhe skuqje të lëkurës. Prandaj dezinsektimi i hapësirave publike është i domosdoshëm”, ka thënë Hajdari./Lajmi.net
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...