Në 23 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana, një nga zjarrfikësit francezë që shkoi në vendngjarje, kujtoi fjalët e fundit të saj, në një intervistë për “The Sun”.
Princeshë Diana humbi jetën në një aksident rrugor në Paris më 31 gusht të vitit 1997.
“Makina ishte një rrëmujë e vërtetë dhe ne thjesht u morëm me të si në çdo aksident tjetër rrugor,”– tha Xavier Gourmelon kur ekipi i tij arriti në tunelin “Pont de l’Alma” në Paris. “Ne filluam menjëherë punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë. Diana më tha: ‘Zoti im, çfarë ka ndodhur?”
Sipas Gourmelon, princesha ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë e hapur kur ai e nxori nga makina e tipit “Mercedes”, që ishte shkatërruar.
“Ajo po lëvizte shumë lehtë dhe unë mund ta shihja se ishte gjallë … Unë e dallova që kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë tjetër. Nuk kishte as gjak mbi të ,”- tha zjarrfikësi.
Kur Gourmelon dhe të tjerët e ngritën nga sedilja e pasme dhe e vendsën në një barelë, ajo pësoi arrest kardiak.
“I bëra masazh zemrës së saj dhe disa sekonda më vonë po merrte frymë përsëri,”- tha ai. “Ishte një lehtësim sigurisht sepse, si një përgjigje e parë, ti dëshiron të shpëtosh jetë, dhe kjo është ajo që unë mendova se kisha bërë. Të them të drejtën, mendova se do të jetonte. Me sa dija kur ishte në ambulancë ajo ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Por mësova më vonë se ajo kishte vdekur në spital. Ishte shumë e dhimbshme.”
Zjarrfikësi, i cili tani ka dalë në pension, tha se në atë kohë nuk e kuptoi se gruaja që nxorri nga rrënojat ishte Princesha Diana. Ai tha se një nga ndihmësit e tjerë ia tregoi, pasi kur ajo ishte në ambulancë.
“Unë isha aq i tronditur,”- tregoi ai. “E dija se kush ishte ajo, por nuk e ndiqja nga afër mbretërinë britanike. Shkova në ambulancë dhe pashë brenda dhe atëhere e njoha atë.”
Gourmelon gjithashtu kujtoi se si truproja i Dianës, Trevor Rees-Jones, përpiqej të arrinte princeshën nga sedilja e përparme e makinës, megjithëse ai gjithashtu ishte i plagosur.
“Ai vazhdimisht e kërkonte princeshën, duke thënë: “Ku është ajo? Ku është ajo?” Por ekipi im i tha atij që të ruajë qetësinë dhe të mos fliste. Unë i thashë atij se asnjë nga burrat e mi nuk fliste anglisht, prandaj ishte më mirë që ai të qëndronte i qetë dhe të mos lëvizte. I kërkova që të mos shqetësohej se po kujdeseshim për të gjithë,”– përfundoi zjarrfikësi.
Gourmelon tha se nuk ka folur publikisht për atë natë fatale për 23 vjet sepse ai vazhdoi të shërbente si zjarrfikës dhe nuk i lejohej të fliste në media për përvojën e tij ndërsa ishte në detyrë.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...