Njoftohet se 59 nga 76 të dyshuar përfshirë edhe 5 ushtarakë në detyrë për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti janë arrestuar në një operacion të ndërmarrë në 30 qytete me qendër Stambollin kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).
Në kuadrin e hetimit të kryer nga byroja kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar të prokurorisë së Stambollit ndaj strukturimit të FETO-s, u lëshua urdhër arresti ndaj 76 personave të cilët u përcaktuan se me qëllim komunikimin brenda organizatës janë telefonuar nga telefona të linjës ose ato publikë nga “drejtues të organizatës”, duke përfshirë ushtarakë me deklarata të pranuara si dhe ushtarakë në detyrë, të dalë në pension, të shkarkuar ose që kanë dhënë dorëheqjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e drejtorisë së luftës kundër terrorizmit në operacionin e ndërmarrë njëkohësisht në 30 qytete me qendër Stambollin arrestuan 59 nga 76 pjesëtarë të personelit ushtarak, prej të cilëve 5 në detyrë, 5 në pension, 1 i larguar me dorëheqje dhe 65 të shkarkuar.
Për të dyshuarit e arrestuar vazhdojnë procedurat në polici, ndërkohë që vazhdojnë operacionet edhe për arrestimin e 17 të dyshuarve të tjerë në arrati.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...