Google ADS

Arta Bajrami ‘thumbon’ kolegët: Këngës duhet me i dhënë emocion e jo britma

14:43 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Arta Bajrami ka dy fjalë për çështjen e këngëve.

Një prej emrave më të dashur të estradës është edhe këngëtarja Arta Bajrami, e cila njihet për disa hite.

Artistja, me anë të një postimi në Instagram, tha se këngës duhet t’i jepet emocion që del nga shpirti dhe tonalitet të ultës, e jo britma.

“Kangës duhet mi jap emocion që të del nga shpirti edhe në një tonalitet të ulët, e jo britma”, ka shkruar ajo, por nuk sqaroi nëse me këto fjalë po i drejtohej konkretisht dikujt nga kolegët.

“Pse mu”, mbetet kënga e fundit nga Arta Bajrami në bashkëpunim me Don Arbas. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme