Google ADS

Zyrtare: Nëse Drita mposhtë Sileks-in do përballet me klubin e madh polak

13:55 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e tretë të Evropa Ligës.

Drita nuk ka pasur shumë fat, ngase ishte në një grup me Celtic, Legia Varshava dhe Suduva, shkruan portali arbresh.info.

“Intelektualët” sot (e martë) mësuan se nëse arrijnë sukses ndaj Sileks-it, do përballen me Legia Varshavën.

Ky short ishte i pafat për skuadrën nga Gjilani sepse më lehtë do e kishte nëse përballej me Sudava-n.

Mirëpo, kampioni i Kosovës në fillim duhet të mposhtë Sileks-in, skuadër me të cilën do përballet me 17 shtator në Maqedoninë e Veriut./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme