Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani kanë vizituar Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Ai gjatë kësaj vizite ka thënë se kanë parë për së afërmi kujdesin dhe angazhimin e stafit të kësaj qendre, shkruan portali arbresh.info.
“Duhet të kujdesemi që potencialin që e ka Ministria e Shëndetësisë t’i përkthejmë në angazhim dhe mbi të gjitha në kujdes, qoftë edhe human, sepse kjo kategori kërkon përtej punës ditore dhe angazhimit ditor dhe atij ligjor që të kujdesemi në rrethana që po kalojmë me Covid-19”, tha ai para Shtëpisë së Pleqve.
I pyetur lidhur me paralajmërimin e Shoqatës së Gastronomëve për mbledhjen e nënshkrimeve ku do t’i kërkohet Qeverisë ndryshimi i orarit të punës, Zemaj thotë se kjo është kompetencë e Qeverisë dhe Kuvendit, që e kanë për detyrë të miratojnë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?