Google ADS

Devollët nuk ndalen, synojnë “ta kapin” edhe futbollin

11:16 | 1 Shtator 2020
M. A.

Familja Devolli, duket se nuk janë të kënaqur vetëm me tregun e kafes, miellit, birrës, qumështit, medies e shumë bizneseve tjetra shpesh edhe monopole. Ata po synojnë të marrin edhe të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit e Kosovës me datë 8 gusht 2020 ka bërë ftesë për ofertë për të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Afati i fundit për aplikim ka qenë deri me 12 gusht në ora 16:00, ndërsa ka përjashtuar që në start nga gara çfarëdo platforme mediale nga jashtë vendit.

Gazeta inFokus merr vesh se tashmë tri kompani janë në garë për të fituar këto të drejta.

Në mesin e tyre pretendent kryesor janë Artmotion dhe Kujtesa, të cilat po tentojnë që duelet e elitës së futbollit kosovar ti paraqesin para syrit të shikuesit.

Ndërkaq, kompani nga Shqipëria Digitalb që përmes platformës Supersport Kosova qe 8 vite ka transmetuar takimet e Superligë, këtë vit është eliminuar nga gara qysh në start, kjo pasi Federata e Futbollit të Kosovës kësaj herë nuk ka lejuar që kompanitë jashtë Kosovë të aplikojnë për të drejtat televizive.

E ky vendim i FFK-së i ka irrituar tej mase drejtuesit e kësaj kompani, të cilët kanë bërë ankesë në federatë, UEFA dhe në gjykatën përkatëse, shkruan gazeta Infokus.

Kundër ofertës së publikuar nga FFK kanë dalur edhe drejtuesit e disa klubeve në Kosovë, të cilët janë ndarë të pakënaqur se si federata nuk ka lejuar që konkurrenca nga kompanitë për fitimin e të drejtave televizive të jenë me të madhe.

Ata madje kanë thënë se do të shqyrtoj mundësinë që të drejtat televizive ti shesin vet, pasi synojnë që të fitojnë sa më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme