Takimi mes delegacioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dje në Abu Dhabi rreth marrëveshjes së arritur EBA-Izrael ka përfunduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takim morën pjesë Nënsekretari i Sigurisë Kombëtare i EBA, Tahnun bin Zayid Al Nahyan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Izraelit Meir Ben-Shabbat, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien si dhe Jared Kushner dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump.
Pas takimit u publikua një deklaratë me nënshkrim të përbashkët të delegacioneve të EBA, Izrael dhe SHBA. Sipas deklaratës së publikuar në agjencinë zyrtare të EBA-s, WAM, u pohua se marrëveshja e arritur mes tre vendeve është një hap i guximshëm për një Lindje të Mesme më e qëndrueshme, në zhvillim dhe të integruar.
Theks të veçantë në kohën e marrëveshjes
Deklarata vuri në dukje se marrëveshja e normalizimit e arritur midis EBA dhe Izraelit ofron një alternativë ndaj metodave tradicionale për t’iu përgjigjur problemeve dhe sfidave rajonale. “Marrëveshja fokusohet në hapa pragmatikë me rezultate konkrete dhe praktike. Marrëveshja do të parandalojë përleshjet në rajon në të ardhmen dhe mban premtimet e urave të reja që do të shërbejnë për t’i dhënë fund konflikteve ekzistuese”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës marrëveshja në fjalë ka qenë mjet për ndalimin e planeve të Izraelit për të zgjeruar sovranitetin, ndërsa SHBA dhe EBA kërkojnë nga liderët palestinezë se duhet të ri-kontaktojnë homologët e tyre izraelitë që paqja të arrihet urgjentisht.
Delegacionet e EBA, Izrael dhe SHBA do të diskutojnë bashkëpunimin dypalësh në fusha të tilla si investime, financa, shëndetësia, programi i hapësirës civile, aviacioni civil, politika e jashtme dhe çështjet diplomatike, turizmi dhe kultura.
Avioni i parë komercial pasagjerësh i Izraelit që transportonte delegacionin izraelit dhe amerikan për marrëveshjen e normalizimit të lidhjeve mes Izraelit dhe EBA, dje kishte mbërritur në kryeqytetin e EBA, Abu Dhabi.
Vizita e parë gjithëpërfshirëse e delegacionit pritet të zgjasë dy ditë dhe të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi.
Presidenti amerikan Donald Trump, më 13 gusht njoftoi se Izraeli dhe EBA arritën marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve”. EBA është shteti i tretë arab që ka arritur marrëveshje të normalizimit me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në 1994.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...