Google ADS

Lionel Messi rrezikon dënimin me 1.1 milionë euro nëse humbë ‘luftën’ ndaj Barcelonës

09:34 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të dënohet me 1.1 milionë euro për mungesën në stërvitje, derisa agjenti i tij është duke biseduar me klubet e tjera.

Argjentinasi nuk ishte i pranishëm në stërvitje, derisa mungoi edhe në testet për koronavirus të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, Messi-t i janë ofruar 450 milionë euro për pesë vite nga City dhe lojtari thuhet se ka pranuar.

Barcelona nuk është duke e lejuar Messi-n të largohet si agjent i lirë, andaj kërkon të paguhet klauzola e 700 milionë eurove, derisa lojtari beson që kontrata i ka përfunduar dhe është i lirë të largohet.

Nëse lojtari e humbë këtë ‘betejë’, atëherë do dënohet me 1.1 milionë euro.

Interesim për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë ka shprehur edhe PSG, Inter-i dhe Juventus-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme