Një numër i zyrtarëve sauditë, përfshirë dy anëtarë të familjes mbretërore janë larguar nga puna.
Në dekretin mbretëror thuhet se mbreti Salman ka liruar nga detyra princin Fahad bin Turki nga roli i tij si komandant i forcave të përbashkëta të koalicionit të udhëhequr nga sauditët në Jemen, transmeton portali arbresh.info.
Djali i tij, Abdulaziz bin Fahad gjithashtu është larguar nga pozita e tij si zëvendësguvernatori.
Këta të dy, së bashku me katër zyrtarë të tjerë përballen me hetimet për marrëveshje të dyshimta financiare në Ministrinë e Mbrojtjes, thuhet në dekret.
Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është djali i mbretit dhe konsiderohet si sunduesi de-fakto i Arabisë Saudite, ka nisur një fushatë kundër korrupsionit të dyshuar në qeveri.
Megjithatë, kritikët thonë se arrestimet e profilit të lartë kanë për qëllim largimin e pengesave të princit drejt pushtetit.
Në fillim të këtij viti, Wall Street Journal raportoi se tre anëtarë të lartë të familjes mbretërore ishin arrestuar, përfshirë vëllain e vogël të mbretit Princ Ahmed bin Abdulaziz dhe ish-princin e kurorës Mohammed bin Nayef.
Incidenti më i profilit të lartë, në vitin 2017, pa dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë të arrestuar në hotelin Ritz-Carlton në Riad./arbresh.info/
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë