Google ADS

Kosova më striktja në Evropë për zbatimin e masave anti-Covid

08:47 | 1 Shtator 2020
Arbresh.info

Një ekip nga Shkolla e Blavatnik e Qeverisjes në Universitetin e Oksfordit ka mbledhur të dhënat në politikat që qeveritë nga më shumë se 180 shtete që kanë adoptuar masat për pandeminë.

Me 17 treguesit që ata krijuan, ata dolën me Gjurmuesin e Reagimit të Qeverisë për COVID-19 Oxford , transmeton portali arbresh.info.

Ata i ndanë gjetjet e tyre në katër indekse: reagimi i përgjithshëm i qeverisë, mbështetja ekonomike, kontrolli dhe shëndeti dhe rreptësia.

Kjo e fundit vlerëson saktësinë e masave të vendeve dhe synon të nxisë diskutimin në lidhje me masat e duhura.

Kosova është vlerësuar si më striktja (69.44/100) në Evropë në termet e përgjigjes së qeverisë për pandeminë, kurse Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë më se keqi 8.33/100 secila.

Por Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë (IKSHPK) e ka paraqitur këtë studim si sukses të Kosovës në zbatimin e masave.

Më pas e kanë ndryshuar sërish përkthimin duke treguar se Kosova është në krye të listës për zbatimin e masave strikte në parandalimin e Covid-19.

“UNIVERSITETI I OXFORDIT: KOSOVA NË KRYE TË LISTËS SË VENDEVE EVROPIANE NË ZBATIMIN E MASAVE STRIKTE PËR PARANDALIMIN E COVID-19”, shkruan IKSHPK-ja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme