Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka arritur një sukses të madh me hitet e saj në industrinë e muzikës.
Ava, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, ka lindur në SHBA, por tani po bën karrierë në Britaninë e Madhe.
Disa nga projektet e saj muzikore janë: ‘My Way’, ‘Sweet but Psycho’ etj. Ajo njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Jason Derulon dhe Vice, në këngën ‘Make up’.
Ava ka folur për herë të parë për mediat shqiptare, madje edhe në shqip, gjatë një interviste të realizuar nga RTV Ora.
E pyetur për rrënjët shqiptare, Ava tregoi se babain e ka nga Qeparo dhe nënën nga Saranda.
Këngëtarja dëshiron të vijë sa më parë në Shqipëri, pasi zbuloi se nuk e ka vizituar kurrë më parë. Edhe pse planet ishin për këtë vit, pandemia nuk e lejoi.
“Jam shumë entuziaste të vij në Shqipëri. E di? Do të vija këtë vit, por me situatën e virusit nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë vend. Por vitin e ardhshëm, me siguri do të vij. Dua të vi shumë në Shqipëri. Kam shumë familjarë atje që po më presin”,- tha këngëtarja.
Si çdo familje tjetër, edhe ajo e Avës është përballur me vështirësitë e jetesës në një vend të ri.
“Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua ndërroi jetë në 2011-ën. Ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë, nuk dinin gjuhën, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time,”- pranoi Ava.
Nuk kishte si të mungonte dhe kurioziteti në lidhje me ushqimet shqiptare, ku i preferuari i Avës është byreku.
“Në shtëpinë time gatuanin të gjithë: mamaja, hallat, të dyja gjyshet. Gatuanin qingjin dhe gjithçka që kishte yndyrë dhe djathë. I dua shumë petat me djathë (byrekun) dhe më duket sikur jam rritur duke ngrënë vetëm ushqim shqiptar”,- tha ndër të tjera ajo.
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...