Google ADS

Rrahmani: Na ka munguar Kosova

23:55 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Kombëtarja e Kosovës sot (e hënë) ka mbajtur stërvitjen e parë para dy ndeshjeve të shtatorit.

‘Dardanët’ më 3 shtator në Parma luajnë kundër Moldavisë, ndërsa tre ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ pret Greqinë.

Pas stërvitjes së sotme, Amir Rrahmani është deklaruar për faqen zyrtare të FFK-së, duke thënë se djemve u ka munguar Kosova dhe përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare.

“Ka kaluar një kohë e gjatë prej se jemi grumbulluar herën e fundit dhe normalisht se na ka munguar vendi jonë dhe përfaqësimi i vendit tonë në ndeshje ndërkombëtare. Normalisht se nuk është e lehtë, koha e pandemisë ka qenë shumë e keqe, kjo ndikon se do të luajmë edhe pa tifozë, do jetë ndeshje ndryshe, shpresoj ti kalojmë me shumë sukses”, ka deklaruar Rrahmani, përcjell lajmi.net.

“Se pari kemi ndeshjen me Moldavinë, shpresoj te marrim rezultat pozitiv,sepse për këtë arsye kemi ardh gjithë, kemi rrezikuar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme