Theu karantinën për të parë të dashurën e tij, burri dënohet me 6 muaj burg

23:53 | 31 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Një burrë në Australi thyente rregullat e karantinës vetëm për të parë të dashurën e tij.

Yusuf Karakaya, përdorte shkallët e fshehta të hotelit ku ishte duke karantinuar për të takuar të dashurën e tij. Këtë veprim ai e kishte bërë disa herë deri në momentin që u kuptua nga rojet e hotelit ku menjëherë  ata e raportuan në organet përkatëse.

Karakaya u dënua me gjashtë muaj burg, mirëpo më pas ky vendim u pezullua dhe ai tani do bëjë vetëm një muaj burg.

Ai ishte kthyer nga Perth, pas një vizitë në Sidnei në fund të korrikut dhe  u urdhërua të futej në karantinë për 2 javë në hotelin Mercure në Perth.

Karakaya u arrestua  i fshehur në një dollap gjumi në shtëpinë e të dashurës së tij dhë në momentin kur u arrestua i tha policisë se ishtë ditëlindja e saj dhe nëse nuk do të shkontë do të ishte në telashe./flaka/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme