Google ADS

Vojvoda flet për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë

23:50 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Mërgim Vojvoda pak ditë pas zyrtarizimit të transferimit te Torino, është grumbulluar te Kosova.

Mbrojtësi i djathtë ka bërë të ditur se atmosfera në Kombëtare është e mirë, dhe se gjithë skuadrës i ka munguar Kosova.

‘Dardanët’ grumbullohen pas një kohe të gjatë, me COVID-19 që ndryshoi gjithë kalendarin e futbollit.

“Atmosfera është e mirë si gjithë, është e vërtetë se na ka munguar shumë Kosova”, ka deklaruar Vojvoda.

“Presim gjithsesi fitore, nuk është e lehtë, Moldavia nuk është kombëtare e mirë sa Greqia, por nuk do të jetë e lehtë”./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme